Mbështetja e Prishtina Trails 2026

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka mbështetur organizimin e Prishtina Trails 2026, një nga ngjarjet më të mëdha të trail running në Kosovë, e cila u mbajt në Parku i Gërmisë, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e një jetese të shëndetshme.

Ngjarja, e organizuar nga X‑Trailers Run Club, mblodhi rreth 500 vrapues që garuan në tri distanca: 10 km, 23 km dhe 48 km ultra, në shtigjet natyrore të Gërmisë. Paralelisht u organizua edhe Fun Run Kids, një aktivitet i dedikuar për fëmijët, me qëllim promovimin e aktivitetit fizik dhe dashurisë për natyrën që në moshë të hershme.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe këshilltarja e ministrit, Donika Zogu, e cila ndau çmimet për fituesit e garës.

Ky aktivitet u karakterizua edhe nga iniciativa konkrete për mbrojtjen e mjedisit, duke përfshirë eliminimin e plastikës njëpërdorimshe dhe përdorimin e medaljeve të prodhuara nga materiale të ricikluara, duke përcjellë kështu një mesazh të qartë për kujdesin ndaj natyrës dhe promovimin e qëndrueshmërisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors