Ministri i Sportit, Blerim Gashani, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizituan kampin e Kombëtares së Kosovës për të përgëzuar futbollistët dhe stafin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para kësaj sfide historike përballë Turqisë.
Në këtë vizitë ishte e pranishme edhe zëvendësministrja Daulina Osmani.
Institucionet e vendit ritheksuan mbështetjen e plotë për Dardanët në këtë sfidë historike, duke u uruar suksese në finalen që përfaqëson një moment të rëndësishëm për sportin dhe shtetin e Kosovës.
Forca Kosovë!
Na priftë e mbara!
