Në prag të garave në Taranto 2026, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka përcjellë mbështetjen e plotë për sportistët e Kosovës që do ta përfaqësojnë vendin tonë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
Gjatë qëndrimit në Taranto, ministri Gashani prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së punën dhe progresin e Kosovës në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Taranto 2026 është një tjetër mundësi që sportistët tanë të dëshmojnë talentin, përkushtimin dhe shpirtin garues, duke përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Nga Taranto 2026 drejt Prishtinës 2030, Kosova po ndërton një kapitull të ri të sportit të saj.
Sportistëve tanë u dëshirojmë shumë suksese, paraqitje dinjitoze dhe sa më shumë medalje!
Forca Kosovë!

