Ministria e Sportit dhe Rinisë mori pjesë në konferencën rajonale mbi dezinformimin dhe edukimin medial të të rinjve, të mbajtur më 3 nëntor 2026 në Dubrovnik të Kroacisë, në kuadër të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Në këtë konferencë, Kosova prezantoi Manualin për Edukimin Medial dhe Dezinformimin për të Rinj në Kosovë, të shoqëruar me Pakon e materialeve për Edukimin Medial, Bullizmin Kibernetik dhe Gjuhën e Urrejtjes. Këto materiale janë hartuar me iniciativën e Grupit të Punës për Dezinformimin dhe Edukimin Medial nga Kosova, të udhëhequr nga Ministria e Sportit dhe Rinisë. Ato synojnë t’i ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë mendimin kritik, të dallojnë dhe të luftojnë dezinformimin dhe të kontribuojnë në një mjedis digjital më të sigurt e më të përgjegjshëm.
Shkarko në link Manualin për Edukimin Medial dhe Dezinformimin për të Rinj në Kosovë
Shkarko në link Pakon e materialeve për Edukimin Medial, Bullizmin Kibernetik dhe Gjuhën e Urrejtjes


