Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, në vazhdën e takimeve me pjesëtarë të korit diplomatik në vendin tone, priti në takim Ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, të shoqëruar nga Atasheu për Bashkëpunim, Frédéric Deshayes.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë në mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sportit dhe rinisë.
Ministri Gashani shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë për të avancuar bashkëpunimin me Francën përmes nismave që krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë dhe sportistët e Kosovës.
Në përfundim, ministri Gashani i uroi mirëseardhje Ambasadorit Huchet dhe suksese në mandatin e tij në Kosovë
