Kosova arrin në nëntë medalje në Taranto 2026!

Peshëngritësi që po mbron ngjyrat e Kosovës, Kianoush Rostami, ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar dy medalje të argjendta në kategorinë deri në 95 kg.

Rostami fillimisht siguroi të argjendtën në shkëputje, me 166 kg, ndërsa më pas fitoi medaljen e dytë të argjendtë në shtytje, duke ngritur 203 kg.

Me këto dy suksese, bilanci i Kosovës në Taranto 2026 arrin në nëntë medalje, ndërsa Rostami i shton sportit të peshëngritjes dy medalje të çmuara në përfaqësimin e vendit tonë.

Urime Kianoush Rostamit, stafit të tij dhe Federatës së Peshëngritjes së Kosovës!

Dy medalje në një paraqitje, dy arsye më shumë për krenari!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors