Në kuadër të Muajit të Rinisë, me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Komunës së Fushë Kosovës dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës, KVF Libero organizoi turneun “Kosova 4×4 Volley Fest 2026”.
Rreth 60 vajza nga Prizreni, Prishtina, Ferizaj dhe Fushë Kosova garuan në 10 ekipe U18, ndërsa pjesë e aktivitetit ishin edhe dy ekipe të minivolejbollit. Fitues i turneut u shpall KV Fushë Kosova.
Për pesë vajzat fituese u ndanë edhe bursa nga BONEVET Prishtina, të cilat u mundësojnë pjesëmarrjen në programet edukative të BONEVET gjatë vitit akademik 2026/27.
Përmes sportit, Muaji i Rinisë po krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin dhe fuqizimin e të rejave.

