Kampionët e Olimpiadës Speciale sjellin medalje nga Malta Open Swimming 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot sportistët e Olimpiadës Speciale të Kosovës, të cilët u kthyen me rezultate të shkëlqyera nga Malta Open Swimming 2026.

Leo Sopi dhe Fitim Jashanica fituan medalje të arta, Aldi Hoxha medalje të bronztë, ndërsa Donat Lushtaku u vlerësua me mirënjohje për pjesëmarrje. Sportistët shoqëroheshin nga trajneri Besnik Jashanica dhe kryetari Flamur Rrahmani.

Përtej medaljeve, suksesi i tyre përcjell një mesazh të fuqishëm për gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta në sport: talenti nuk pyet për kufizime dhe vullneti nuk njeh pengesa.

Si ministri, mbetemi të përkushtuar që sporti të jetë hapësirë për të gjithë, duke krijuar mundësi që secili sportist të zhvillojë talentin dhe të përfaqësojë me dinjitet Kosovën.

Urime kampionëve tanë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors