Jeta aktive dhe turizmi sportive në Kosovë

Nga majat e bjeshkëve deri te promovimi i jetës aktive dhe turizmit sportiv, sportet malore po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në Kosovë.

Për këtë temë, u diskutua kryesisht në takimin që Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar me përfaqësuesit e Shoqatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve “Gjeravica” nga Peja, të kryesuar nga Raif Gjikolli.

Mes tjerash, u diskutua edhe për aktivitetet dhe kontributin e kësaj shoqate në promovimin e sporteve malore dhe jetës aktive në natyrë.

Gjatë takimit u prezantua edhe organizimi i “Peja Outdoor Festival”, i cili do të mbahet gjatë muajit qershor dhe po shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme për promovimin e Pejës dhe Kosovës.

Ministri Gashani vlerësoi përkushtimin dhe traditën e kësaj shoqate, si dhe faktin që shumë nga aktivitetet realizohen pa pagesë, duke krijuar mundësi për përfshirjen e sa më shumë të rinjve dhe qytetarëve në aktivitete sportive dhe rekreative.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors