Islam Selmani, kampion mesdhetar – medalje e artë në karate për Kosovën në Taranto 2026!

Karateisti ynë Islam Selmani është shpallur kampion mesdhetar, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë deri në 60 kg.

Në finalen e madhe, Selmani mposhti karateistin turk Burak Ozdemir me rezultat 1:0, duke kurorëzuar një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë garës.

Kjo është medalja e parë për karatenë kosovare në Taranto 2026, e dyta e artë dhe e shtata në total për ekipin e Kosovës.

Ministria e Sportit dhe Rinisë përgëzon Islam Selmanin, trajnerin Isak Curri, Federatën e Karatesë së Kosovës dhe gjithë ekipin për këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Urime kampion! Kosova është krenare me ty!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors