Investime të reja në infrastrukturën sportive të komunës së Mitrovicës.

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e tri fushave multifunksionale sportive në komunën e Mitrovicës, në shkollat e fshatrave Tuneli i Parë, Zhabar i Poshtëm dhe Bare, në vlerë prej rreth 400 mijë euro.

Përmes këtij investimi MSR-ja, synon të krijojë kushte sa më të mira për nxënësit dhe të rinjtë e këtyre fshatrave, duke u ofruar hapësira moderne dhe të përshtatshme për aktivitete sportive e rekreative.

Ministria do të vazhdojë së punuari me përkushtim në realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e komunave tona dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors