Inaugurohet Komiteti Organizativ i LM Prishtina 2030

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, mori pjesë në mbledhjen inauguruese të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Kjo mbledhje shënoi fillimin zyrtar të koordinimit institucional për organizimin e ngjarjes më të madhe sportive në historinë e Republikës së Kosovës dhe një hap të rëndësishëm në përcaktimin e prioriteteve për fazën e ardhshme të përgatitjeve.

Me këtë rast, ministri Gashani ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë për të kontribuar në organizimin e suksesshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe angazhimit të përbashkët të të gjitha institucioneve përgjegjëse.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 përfaqësojnë një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e sportit, avancimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors