Histori që Frymëzojnë | Sara Bulliqi – Kur vullneti është më i fortë se pengesat

Në kuadër të fushatës “Histori që Frymëzojnë – Zëra, rrugëtime dhe suksese që frymëzojnë rininë”, Ministria e Sportit dhe Rinisë sjell rrëfimin e Sara Bulliqit, 17-vjeçares që me pasion, guxim dhe përkushtim po ndërton rrugëtimin e saj në futboll.

Sara është nxënëse e shkollës së mesme dhe futbolliste aktive e klubit të vajzave Prishtina City.

Pavarësisht sfidave që lidhen me mungesën e njërës dorë, lëndimeve dhe vështirësive në fillimet e karrierës, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj. Nga ndeshjet e para deri te triumfi në Ligën U17, rrugëtimi i saj dëshmon se vendosmëria dhe besimi në vetvete mund të kapërcejnë shumë pengesa.

“Unë ia dola, mund t’ia dilni edhe ju!” – është mesazhi që Sara u përcjell të rinjve, duke i inkurajuar të besojnë në aftësitë e tyre dhe të punojnë për realizimin e ëndrrave. Përmes kësaj fushate, Ministria e Sportit dhe Rinisë vazhdon të sjellë në vëmendje histori që, me punën dhe arritjet e tyre, frymëzojnë të tjerët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors