Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim futbollisten Sara Bulliqi, e cila me guxim, përkushtim dhe vullnet të pathyeshëm përfaqëson një shembull frymëzimi për të rinjtë.
Sara do të jetë pjesë e fushatës së Ministrisë së Sportit dhe Rinisë “Histori që frymëzojnë: zëra, rrugëtime dhe suksese që frymëzojnë rininë”, ku do të ndajë rrugëtimin e saj në sport, sfidat e përvojat, si dhe mesazhin se pasioni, puna dhe besimi në vete ndihmojnë në tejkalimin e pengesave.
Përmes kësaj fushate, Ministria synon të sjellë në vëmendje histori të njerëzve që, me përkushtim dhe këmbëngulje, dëshmojnë se ëndrrat mund të bëhen realitet.
Historitë e tyre janë frymëzim për një rini që beson në vete, guxon dhe synon të arrijë më shumë.

