Muajin e Rinisë, po e përmbyllim me lancimin e fushatës “Histori që Frymëzojnë- Zëra, rrugëtime dhe suksese që frymëzojnë rininë”.
Ministria e Sportit dhe Rinisë nis fushatën “Histori që Frymëzojnë- Zëra, rrugëtime dhe suksese që frymëzojnë rininë” përmes së cilës çdo muaj do të prezantojë personazhe të suksesshëm nga profesione dhe grupmosha të ndryshme, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre frymëzojnë të tjerët. Fushatën e nisim me Artina Bojkun, anëtare e Bordit të EYCA-së.
Në Bordin e EYCA-së, Artina angazhohet në zgjerimin e Kartës në territore të pambuluara dhe përtej Evropës, në fushën e brendimit dhe komunikimit, si dhe në bashkëpunimin me organizata evropiane. Përmes këtyre angazhimeve, ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve dhe mundësive për të rinjtë të Kosovës në nivel evropian.