Fitore e madhe e vajzave tona në volejboll!

Vajzat e Kosovës kanë shënuar një fitore të rëndësishme dhe bindëse ndaj Malit të Zi me rezultat 3:0, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Me lojë të shkëlqyer, përkushtim dhe shpirt garues, ato dëshmuan edhe një herë se fanella e Kosovës bartet me krenari, zemër dhe përgjegjësi të madhe. Ky sukses është fryt i punës së palodhur, disiplinës dhe besimit të vazhdueshëm në potencialin e sportisteve tona.

Ministria e Sportit i uron volejbollistet, stafin teknik dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje të rëndësishme. Ju jeni frymëzim për të rinjtë tanë dhe ambasadore të denja të Republikës së Kosovës.

Kosova vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se me punë, përkushtim dhe pasion, sukseset janë të pashmangshme.

Urime kampione!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors