Edukimi joformal dhe aftësitë praktike tek të rinjtë

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me përfaqësueset e organizatës BONEVET, drejtoreshen Flatra Thaqi dhe koordinatoren e EYCA, Artina Bojku.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e edukimit joformal dhe zhvillimit të aftësive praktike tek të rinjtë, si dhe për rolin që luajnë organizatat rinore në fuqizimin e tyre përmes inovacionit, teknologjisë dhe metodave bashkëkohore të të mësuarit.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së të rinjve në rrjete dhe iniciativa ndërkombëtare, të cilat ofrojnë mundësi për zhvillim personal dhe profesional, mobilitet dhe shkëmbim përvojash.

Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors