Për dy ditë radhazi janë zhvilluar takime intensive koordinuese ndërmjet institucioneve të përfshira në organizimin e Lojrave Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të përgatitjeve për këtë ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare.

Në qendër të diskutimeve ishte prezantimi i Master Planit të vendngjarjeve sportive, i cili shërben si bazë për hartimin strategjik dhe planifikimin gjithëpërfshirës të Lojërave. Gjatë prezantimit u paraqit vizioni i përgjithshëm i organizimit, planifikimi i qyteteve pritëse, si dhe elemente të tjera kyçe që lidhen me realizimin me sukses të këtij projekti të madh.

Takimet u zhvilluan në Durrës të Shqipërisë ku diskutimet u përqendruan edhe në koordinimin ndërinstitucional, planifikimin e sporteve, strukturën organizative, komunikimin, transportin dhe akomodimin. Po ashtu, u diskutua edhe organizimi i sportit të lundrimit. Qyteti i Durrësit do të shërbejë si një nga qytetet pritëse të Lojërave, duke kontribuar në zhvillimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor.

Në këto takime morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare (OCMG).

Komisioni koordinues i ICMG për Prishtina 2030, me presidentin Julian Pace Bonello, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Këto takime konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional dhe përkushtimin e përbashkët për organizimin me sukses të Lojrave Mesdhetare Prishtina 2030, një projekt që do të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin sportiv dhe infrastrukturor të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors