1 milion euro për KOK-un

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka vizituar ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku është pritur në takim nga Kryetari Ismet Krasniqi.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e mëtejmë të sportit në Kosovë, rolin e Komitetit Olimpik në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit, si dhe për koordinimin e aktiviteteve në funksion të ngritjes së performancës sportive.

Me këtë rast, ministri Gashani dhe kryetari Krasniqi nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh mbështetje financiare mbi 1 milion euro për realizimin e programeve dhe aktiviteteve sportive.

“Sivjet memorandumi ka edhe rëndësi shtesë sepse Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 në fund të gushtit. Po ashtu, pas miratimit të Ligjit për Lojërat Mesdhetare, Kosova po përgatitet për lojërat që do t’i organizojë vetë në vitin 2030”, ka theksuar mes tjerash ministri Gashani.

Buxheti do të orientohet në katër kategori kryesore: qeverisje e mirë, performanca në sportin garues, ndërtimi i një shoqërie aktive dhe të shëndetshme, si dhe zhvillimi i diplomacisë dhe turizmit sportiv.

Ky memorandum synon fuqizimin e sportit në nivel kombëtar, përkrahjen e sportit garues dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes diplomacisë sportive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors