Ministria e Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen publike për organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare sportive në Republikën e Kosovës për vitin 2026.

?️ Kjo thirrje synon mbështetjen financiare të federatave sportive për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare në vend, duke kontribuar në rritjen e prezencës ndërkombëtare të sportit kosovar dhe zhvillimin e diplomacisë sportive.

? Përmes kësaj mbështetjeje synohet ngritja e standardeve të organizimit, fuqizimi i kapaciteteve të federatave, si dhe promovimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke gjeneruar njëkohësisht ndikim ekonomik dhe zhvillimor për vendin.

✅ Të drejtë aplikimi kanë federatat sportive të licencuara, të cilat kanë siguruar konfirmim nga federatat ndërkombëtare përkatëse për organizimin e aktiviteteve në Kosovë.

? Afati i fundit për aplikim: 24 prill 2026

? Për më shumë informacione dhe dokumentet përcjellëse:

https://www.mkrs-ks.org/…/Thirrja_aktiviteteve…

https://www.mkrs-ks.org/…/Thirrja_aktivitete…

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors