Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen për përzgjedhjen e përfaqësuesit/es rinor/e të Kosovës në Bordin Drejtues të RYCO.
Ky është një rol i rëndësishëm për përfaqësimin e të rinjve në nivel rajonal dhe për fuqizimin e bashkëpunimit, dialogut dhe pajtimit mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor.
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshës 18–29 vjeç, si dhe nominimet nga organizatat e shoqërisë civile. Kandidatët duhet të kenë përvojë në aktivitete rinore dhe angazhim në promovimin e qytetarisë aktive, paqes dhe të drejtave të njeriut.
Afati për aplikim: 07 prill 2026, ora 17:00
Për më shumë informacione dhe detaje mbi aplikimin, vizitoni linkun:
https://msr.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/10/Thirrja_RYCO_26.pdf