Kjo thirrje synon mbështetjen financiare të federatave sportive për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare në vend, duke kontribuar në rritjen e prezencës ndërkombëtare të sportit kosovar dhe zhvillimin e diplomacisë sportive.
Përmes kësaj mbështetjeje synohet ngritja e standardeve të organizimit, fuqizimi i kapaciteteve të federatave, si dhe promovimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke gjeneruar njëkohësisht ndikim ekonomik dhe zhvillimor për vendin.
Të drejtë aplikimi kanë federatat sportive të licencuara, të cilat kanë siguruar konfirmim nga federatat ndërkombëtare përkatëse për organizimin e aktiviteteve në Kosovë.
Afati i fundit për aplikim: 24 prill 2026
Për më shumë informacione dhe dokumentet përcjellëse: