Ministria e Sportit dhe Rinisë, përmes grupeve punuese, është duke hartuar 12 akte nënligjore që synojnë rregullimin e mëtejmë të fushës së sportit në Republikën e Kosovës.
Këto akte adresojnë një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë funksionimin e federatave dhe klubeve sportive, stimulimin financiar dhe shpërblimin e sportistëve, sponsorizimin, ushtrimin e veprimtarive sportive, kompensimin e kontributdhënësve në sport, inspektimin dhe qeverisjen e mirë në sport.
Përmes këtij procesi, MSR synon të krijojë një kuadër ligjor më të plotë dhe funksional, duke vendosur standarde të qarta për organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sportit në vend.


