Dokumentari sportiv “Karate e Yjeve”, u vlerësua me çmim ndërkombëtar në Milano

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim përfaqësuesit e ekipit realizues të dokumentarit “Karate e Yjeve”, i cili është vlerësuar me çmimin “Mention d’Honneur” në festivalin ndërkombëtar të filmit sportiv “SPORT MOVIES & TV 2026”, të mbajtur në Milano të Italisë.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij projekti në dokumentimin e historisë dhe zhvillimit të karatesë në Kosovë, si dhe për kontributin e gjeneratave të karateistëve kosovarë ndër vite.

Dokumentari, me autor Fatmir Hajzerin, skenar dhe regji nga Skender Sadiku dhe producent Naser Fejzën, sjell në vëmendje jo vetëm sukseset sportive, por edhe sakrificën, rezistencën dhe qëndresën e sportistëve kosovarë gjatë periudhave të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Ministri Gashani përgëzoi ekipin realizues për punën dhe suksesin ndërkombëtar, duke vlerësuar rëndësinë e projekteve të tilla për ruajtjen e trashëgimisë sportive dhe përcjelljen e historisë së sportit te brezat e ardhshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors