Nga edicioni i 13-të i DOKU.TECH, ngjarjes që bashkon teknologjinë, inovacionin dhe idetë e reja, të organizuar nga The Foundation House.
Në këtë edicion, vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të të rinjve në zhvillimin teknologjik, mundësive që sjell inovacioni dhe sfidave që Inteligjenca Artificiale po krijon për të ardhmen e tregut të punës.
DOKU.TECH mbetet një hapësirë e rëndësishme e ndërveprimit ndërmjet institucioneve, sektorit privat, komunitetit të teknologjisë dhe mërgatës, duke krijuar mundësi për shkëmbim idesh dhe perspektivash mbi zhvillimin e vendit.
Në këtë edicion morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall.


