Në kuadër të vizionit dhe politikave të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë për fuqizimin e rinisë dhe zgjerimin e Kartës Evropiane të Rinisë në nivel lokal, sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Istogut dhe European Youth Card Association (EYCA).
Përmes këtij bashkëpunimi, të rinjtë e Istogut do të kenë qasje në Kartën Evropiane të Rinisë, e cila ofron mijëra përfitime dhe lehtësira në arsim, kulturë, sport, transport, turizëm dhe shërbime të tjera, në Kosovë dhe në mbi 35 shtete të Evropës.
Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar që, përmes mbështetjes së këtij programi, ta shtrijë Kartën Evropiane të Rinisë në sa më shumë komuna të Kosovës, duke krijuar mundësi konkrete për çdo të ri dhe duke e afruar rininë tonë me hapësirën evropiane të mundësive.
Falënderojmë Komunën e Istogut për partneritetin dhe angazhimin në mbështetje të të rinjve. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike rinore gjithëpërfshirëse dhe me ndikim në çdo komunë të vendit.
