Ministri Blerim Gashani ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitetet, në kuadër të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.
Ky mekanizëm do të shërbejë për të garantuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve në procesin e hartimit dhe zhvillimit të politikave në fushën e rinisë dhe sportit, përmes ofrimit të rekomandimeve, ekspertizës dhe kontributit të tyre aktiv.
Me këtë vendim po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt forcimit të përfaqësimit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes në politikat publike që prekin të rinjtë dhe komunitetet tona.
Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të hapur dhe gjithëpërfshirës me të gjithë akterët relevantë.