E nderuara familje Sherifi,
Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e më të dashurës suaj, Elifit, gazetares sonë dhe zëdhënëses së KF Drita.
Elifi do të kujtohet për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e saj të veçantë për gazetarinë dhe sportin, si dhe për kontributin e çmuar në promovimin e vlerave sportive dhe komunikimit publik.
Angazhimi i saj i palodhur dhe dashuria për futbollin dhe komunitetin do të mbeten pjesë e kujtesës sonë të përbashkët.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me Elifin.
Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë.
U prehtë në paqe.
Sinqerisht,
Blerim Gashani,
Ministër i Sportit dhe Rinisë