Ministri Gashani vizitoi stadiumin e Gjakovës

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, vizitoi nga afër punimet e renovimit të stadiumit të qytetit të Gjakovës, një projekt që po zhvillohet me intensitet të lartë dhe synon ta kthejë këtë hapësirë në një nga arenat më moderne sportive në vend.

Me një kapacitet prej afro 10 mijë ulëse dhe klasifikim të kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s, stadiumi do të ofrojë kushte të shkëlqyera për sportistët dhe tifozët, duke u bërë një qendër e rëndësishme për ngjarje sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ministri Gashani theksoi se ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e sportit në Gjakovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors