Ministri Gashani viziton punimet në pishinën në Deçan

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka vizituar nga afër punimet në pishinën gjysmë olimpike në Deçan, për të parë progresin dhe cilësinë e realizimit të këtij investimi të rëndësishëm.

Punimet po zhvillohen në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Komunës së Deçanit, me financim nga MSR, dhe aktualisht ndodhen në fazën përfundimtare. Gjatë vizitës, ministri u informua për hapat e fundit drejt funksionalizimit të plotë të këtij objekti sportiv.

Pishina pritet të ofrojë kushte moderne për zhvillimin e sporteve ujore, duke krijuar hapësira të përshtatshme si për sportistët profesionistë ashtu edhe për të rinjtë dhe qytetarët. Ky investim synon të rrisë pjesëmarrjen në aktivitete sportive, të promovojë jetën e shëndetshme dhe të mbështesë zhvillimin e talenteve të reja në not.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors