Fuqizimi i të rinjve dhe zhvillimi i vullnetarizmit

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim drejtoreshën ekzekutive të OJQ- TOKA, Hatixhe Zeka me ekipin e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin në projekte që lidhen me fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative e vullnetare për të rinjtë në Kosovë. Në fokus të bisedës ishte mundësia e thellimit të bashkëpunimit institucional në iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e potencialit të të rinjve dhe përfshirjen e tyre aktive në shoqëri përfshirë dhe në lojrat mesdhetare 2030.

Në fund të takimit, palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte që mbështesin arsimin joformal dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në vend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors