Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për zgjerimin dhe renovimin e stadiumit të qytetit “Ferki Aliu” në Vushtrri.
Përmes investimeve të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, në Vushtrri po realizohet një investim i rëndësishëm prej 4.6 milionë eurosh për ndërtimin e një stadiumi modern sipas standardeve të UEFA-s, me mbi 4 mijë ulëse dhe tribuna të mbuluara në të katër anët.
Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e sportit, fuqizimin e rinisë dhe krijimin e kushteve moderne për sportistët, klubet dhe tifozët.
Me këtë rast, u përgëzua edhe FC Vushtrria për rikthimin në Superligën e Kosovës.

