Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Activism Roots, Ideal Zhaveli. Gjatë këtij takimi, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e rinisë dhe aktivizmit qytetar, si dhe për projektet e përbashkëta që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në komunitet.
Ministri Gashani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat rinore për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë, zhvillimin e aftësive të tyre dhe promovimin e vlerave qytetare.
Takimi përfundoi me dakordimin për thellimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta, me fokus të veçantë në rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe aktivizmit të të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar.
