Ministri takoi ekipin e KF 2 Korriku pas suksesit në Gothia Cup 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim ekipin e KF 2 Korriku për t’i uruar për suksesin e jashtëzakonshëm të arritur në turneun ndërkombëtar Gothia Cup 2026.

Renditja në mesin e 8 ekipeve më të mira nga gjithsej 252 skuadra përfaqëson një arritje të madhe për klubin dhe për sportin e Kosovës. Po ashtu, fitimi i çmimit “Best Outfit Award 2026”, mes ekipeve nga 79 shtete të botës, dëshmon se të rinjtë tanë përfaqësojnë me krenari, kreativitet dhe dinjitet identitetin dhe vlerat e Republikës së Kosovës.

Ministri Gashani i përgëzoi futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, duke theksuar se suksese të tilla janë frymëzim për të rinjtë dhe promovojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Urime KF 2 Korrikut për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Ju dëshiruam edhe shumë fitore e suksese të reja, duke vazhduar të përfaqësoni me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe të frymëzoni brezat e rinj të sportistëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors