Ministri takoi atleten e sukeseshme, Gresa Bakraqi

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim atleten e suksesshme kosovare, Gresa Bakraqi, për ta uruar për rezultatet e shkëlqyera të arritura së fundmi në arenën ndërkombëtare.

Gresa Bakraqi vazhdon të konfirmohet si një nga figurat më të spikatura të atletikës kosovare. Në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, të mbajtur në Monako, ajo fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në Kampionatin Ballkanik në Volos të Greqisë u stolis me dy medalje të argjendta, duke shënuar një tjetër sukses të madh për sportin e Kosovës.

Gjatë takimit u vlerësuan rezultatet, përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e atletes, e cila me paraqitjet e saj po e prezanton Kosovën me dinjitet në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors