Delegacioni i Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, së bashku me përfaqësues të Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komuna e Prishtinës, OCMG, ICMG dhe Komisionin Koordinues të Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, u mirëprit sot nga kryetarja e Bashkia e Durrësit, Emiriana Sako.
Gjatë takimit u diskutua përgatitja dhe koordinimi i aktiviteteve në kuadër të Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me fokus të veçantë në organizimin e garave të lundrimit që do të zhvillohen në qytetin e Durrësit.
Kryetarja Sako shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Bashkisë së Durrësit për bashkëpunim të plotë institucional dhe mbështetje në realizimin e suksesshëm të këtij projekti madhor sportiv.
Së bashku me kryetaren Sako, delegacionet vizituan edhe hapësirën ku planifikohet të zhvillohen garat e lundrimit gjatë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

