Përgatitjet për LM Prishtina 2030

Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, u zhvillua një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve olimpike nga rajoni dhe më gjerë.

Në këtë takim mori pjesë edhe këshilltari i lartë i Ministrit të Sportit dhe Rinisë, Drilon Brahimi, së bashku me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Presidentin e Komitetit Olimpik të Maltës dhe Presidentin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Julian Pace Bonello, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të International Committee of the Mediterranean Games, Iakovos Filippousis.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin dhe koordinimin për organizimin sa më të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors