Ministri Gashani u takua e drejtuesit e Federatës së Tenisit

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadergjonaj.

Takimi kishte karakter njoftues, ku u prezantuan aktivitetet dhe projektet që janë duke u zhvilluar aktualisht nga Federata e Tenisit të Kosovës.

Gjatë diskutimit u trajtuan edhe mundësitë për zgjerimin e infrastrukturës së tenisit, përfshirë ndërtimin e fushave të reja në qytete të ndryshme të vendit, me qëllim rritjen e qasjes dhe zhvillimit të këtij sporti.

Ministri Gashani shprehu interesimin që, në përputhje me kapacitetet e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, projektet infrastrukturore të trajtohen me prioritet dhe të finalizohen sa më shpejt në funksion të zhvillimit të tenisit në vend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors