Ministri Gashani takoi drejtuesit të Federatës Aeronautike të Kosovës

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Federatës Aeronautike të Kosovës, Avni Kuçi, së bashku me përfaqësues të kësaj federate dhe sportistë të dalluar të paraglajdit.

Takimi kishte karakter njoftues, ku u prezantua veprimtaria e Federatës Aeronautike të Kosovës, rëndësia e këtij sporti, si dhe arritjet e jashtëzakonshme të sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare. Sportistët e pranishëm u veçuan për sukseset e tyre të larta, përfshirë tituj evropianë dhe botërorë, pozicionime të larta në ranglistat ndërkombëtare, si dhe rekorde në kategori të ndryshme.

Gjatë takimit u diskutua edhe për promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sportit të paraglajdit në Kosovë, duke theksuar potencialin që ka vendi ynë për të prodhuar sportistë të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors