Koordinimi me sektorin privat për LM Prishtina 2030

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke, të udhëhequr nga Kryetari Orçun Özdemir, së bashku me znj. Seda Ulukaya nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë, znj. Oaza Binçe dhe nënkryetarin Xhevdet Kabashi.

Gjatë takimit, ministri Gashani i falënderoi për urimet me rastin e marrjes së detyrës dhe u njoh më nga afër me aktivitetet dhe rolin e Odës në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Në fokus të diskutimit ishin edhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional dhe përfshirjes së sektorit privat në këtë proces.

Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit me hapa konkretë, në funksion të zhvillimit të sportit dhe fuqizimit të partneriteteve strategjike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors