Ministri Gashani takoi karatistët e sukesshëm në Kampionatin Mesdhetar

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Karatesë “Kanina”, për t’i uruar dhe përgëzuar për suksesin e arritur në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, të mbajtur në Aleksandri të Egjiptit.

Gjatë takimit, ministri Gashani vlerësoi rezultatet e sportistëve, të cilët përfaqësuan me dinjitet Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se sukseset e tyre janë krenari për vendin dhe dëshmi e punës, talentit dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

Ministri Gashani përgëzoi veçanërisht Valeza Gashin, e cila fitoi medaljen e bronztë në kategorinë U21 Kumite Female -68 kg, duke e ngritur flamurin e Kosovës në podiumin ndërkombëtar. Ai vlerësoi gjithashtu edhe paraqitjen e Diellza Mahallës, e cila u rendit në vendin e pestë në kategorinë U21 Kumite +68 kg, si dhe arritjen e Dren Gashit, i cili zuri vendin e shtatë në kategorinë U21 -67 kg.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors