Implementimi i programit “Kosova, shtet i xhudos”

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, dhe trajnerin e mirënjohur Driton Kuka.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e mëtejmë të sportit të xhudos, implementimin e programit “Kosova, shtet i xhudos”, si dhe për promovimin e vendit tonë përmes sukseseve të vazhdueshme në këtë sport.

Po ashtu, u trajtuan përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe mundësitë për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të xhudos në Kosovë, duke e parë këtë si një mundësi për rritjen e prezencës ndërkombëtare të sportit tonë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Ministria e Sportit dhe Rinisë dhe Federata e Xhudos e Kosovës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh mbështetje konkrete për zhvillimin e mëtejmë të xhudos, përfshirë masivizimin e sportit, fuqizimin e kapaciteteve trajnuese, organizimin e aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe promovimin e Republikës së Kosovës përmes diplomacisë sportive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors