Mirëqenia e të rinjve, pjesë thelbësore e politikave për rininë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, u lansua raporti “Hartëzimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, duke sjellë në fokus një dimension të rëndësishëm të zhvillimit dhe mirëqenies së të rinjve.

Në aktivitet morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, institucioneve, Universitetit të Prishtinës, shoqërisë civile dhe të rinj.

Ministri Gashani theksoi se një politikë e përgjegjshme rinore duhet t’i trajtojë nevojat e të rinjve në tërësinë e tyre, duke ndërlidhur sportin, arsimin, komunitetin, shërbimet sociale dhe mirëqenien mendore.

Në diskutime u theksua nevoja për forcimin e shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë, veçanërisht në shkolla dhe komunitete, si dhe për një bashkëpunim më të fuqishëm ndërinstitucional dhe me partnerët relevantë.

Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi ku të rinjtë ndihen të dëgjuar, të mbështetur dhe të fuqizuar për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të ndërtuar të ardhmen që dëshirojnë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors