E nderuara familje Ramadani,
Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, Bujar Ramadani (Lalushi), ish-futbollistit tonë të njohur.
Bujar Ramadani do të kujtohet përherë si një sportist i përkushtuar, që dha kontribut të çmuar në futbollin kosovar, duke lënë gjurmë të rëndësishme në KF Drita, FC Kika dhe më gjerë. Ai ishte pjesë e një brezi të respektuar futbollistësh dhe u dallua për shpirtin garues, korrektësinë dhe dashurinë ndaj sportit.
Në këto momente të vështira për ju si familje, bashkëlojtarët, miqtë dhe tërë ata që e njohën dhe deshën Lalushin, si dhe komunitetin futbolldashës, të gjithëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë në historinë dhe vlerat e sportit tonë.
U prehtë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu.
Sinqerisht,
Blerim Gashani
Ministër i Sportit dhe Rinisë