Zëri i të rinjve sot, e ardhmja e Kosovës nesër!

Me mesazhin se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e vendit, Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë përmes aktivitetit “Zëri yt, e ardhmja jonë”, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Aktivitetit iu bashkua Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ministra, përfaqësues të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe të rinj, me të cilët u diskutua për aspiratat, sfidat dhe mundësitë e tyre.

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, theksoi se politikat për rininë duhet të ndërtohen duke dëgjuar vetë të rinjtë dhe duke i përfshirë ata në proceset që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Përmes iniciativës “Zëri yt, e ardhmja jonë”, të rinjtë u ftuan të shprehin çfarë dëshirojnë të arrijnë, cilat janë pengesat me të cilat përballen dhe çfarë mbështetjeje u nevojitet.

Kryeministri Kurti theksoi se të rinjtë duhet të jenë në qendër të politikave dhe vendimmarrjes, duke prezantuar një varg masash dhe programesh të ndërmarra në arsim, punësim, kulturë dhe sport për krijimin e mundësive më të mira për ta.

Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar që zëri i të rinjve të mos dëgjohet vetëm në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, por të jetë pjesë e vazhdueshme e politikëbërjes, vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit.

Sepse kur të rinjtë kanë zë, hapësirë dhe mundësi, e ardhmja ndërtohet bashkë me ta.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors