Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim Kryetaren e Federatës së Notit të Kosovës, Rita Zeqiri, si dhe sekretarin Veton Telaku.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e sportit të notit në Kosovë, mbështetjen për sportistët tanë dhe rëndësinë e avancimit të infrastrukturës sportive për këtë disiplinë.
Po ashtu, u trajtuan aktivitetet dhe planet e Federatës së Notit të Kosovës, me fokus në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sportistëve dhe rritjen e pjesëmarrjes në gara vendore dhe ndërkombëtare.

