Gjatë tre muajve të fundit, Ministria e Sportit dhe Rinisë ka punuar me përkushtim për të forcuar politikat publike, për të rritur mbështetjen për sportistët dhe të rinjtë, si dhe për të avancuar bashkëpunimin me federatat sportive në vend.
Si një institucion i ri, kemi nisur një rrugëtim me vizion të qartë për ndërtimin e një sistemi më funksional, më transparent dhe më të qëndrueshëm për zhvillimin e sportit dhe rinisë në Republikën e Kosovës.
Reformat e ndërmarra nuk janë vetëm ndryshime strukturore, por një qasje e re ndaj zhvillimit të sportit dhe rinisë, me fokus në mundësi të barabarta, investim dhe rezultate afatgjata.
Puna jonë vazhdon me të njëjtin përkushtim, me synim fuqizimin e të rinjve dhe përfaqësimin dinjitoz të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Sporti na bashkon. Rinia është e ardhmja.