Miratohet në lexim të parë Projektligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Në seancën e sotme, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare XXI, Prishtina 2030.

Ky projektligj përbën një hap të rëndësishëm drejt përgatitjeve institucionale për këtë ngjarje të madhe sportive, duke kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimin ndërkombëtar të vendit.

Ministri Blerim Gashani falënderon deputetët për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në avancimin e këtij procesi të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors