Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në promovimin e aktiviteteve që lidhen me rininë, dhe fuqizimin e të rinjve. Ministri Gashani vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shalës në përfaqësimin e Kosovës dhe në promovimin e vlerave pozitive në nivel ndërkombëtar.
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit për projekte që promovojnë Kosovën dhe krijojnë mundësi më të mëdha për të rinjtë.

