10 vjet nga medalja e parë e artë olimpike e Kosovës

Sot shënohen 10 vjet nga një prej momenteve më të lavdishme në historinë e sportit të Kosovës. Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike dhe njëherësh medaljen e parë të artë për Republikën e Kosovës.

Ky triumf historik shënoi fillimin e një kapitulli të ri për sportin kosovar, duke e vendosur Kosovën në hartën olimpike botërore dhe duke frymëzuar breza të tërë sportistësh.

Suksesi i Majlinda Kelmendit, nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka, u pasua me medalje të tjera olimpike, duke e bërë Kosovën një nga vendet më të suksesshme në sportin e xhudos.

Ministria e Sportit dhe Rinisë shpreh mirënjohje për Majlinda Kelmendin, Driton Kukën dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj historie suksesi, e cila do të mbetet përgjithmonë pjesë e krenarisë së sportit dhe shtetit tonë.

Urime për një dekadë të artë të sportit të Kosovës!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors